Përleshje polici – protestues në Shkup, dhjetëra të arrestuar

Protestuesit maqedonas kanë goditur me gur dhe me mjete të forta në drejtim të policisë.

Lajme

20/05/2014 22:47

(E plotësuar) Hyrja në Shkup për nga Tetova është bllokuar në mbrëmjen e sotme. 

Protestuesit, përgjithësisht të rinj maqedonas, kanë goditur policinë me gurë dhe me mjete të tjera të forta. 

Nga ana tjetër, policia ka reaguar me shkopinj dhe me gaz lotsjellës. 

Bëhet me dije se është lënduar njëri nga policët.

Portali Zhurnal njofton se dhjetëra persona janë arrestuar nga policia sonte në protestat në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, ku pasdite janë grumbulluar të rinjtë maqedonas nga Shkupi. Ata kanë kërkuar hakmarrje për vrasjen e djeshme në këtë lagje të një të riu maqedonas nga një i ri shqiptar e që nuk kishte motive etnike.

Policia ka theksuar se nuk ka të lënduar, përveç një polici, i cili është ankuar nga lëndime të lehta.

Policia për të shpartalluar turmën e grumbulluar të njerëzve ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Nga bombat janë dëmtuar disa xhama të dyqaneve në lagjen Gjorçe Petrov, ndërkaq vandalët maqedonas i kanë djegur dhe përmbysur sërish koshat e plehrave.

/albeu.com/