Përleshje mes vajzave para skenës në koncertin e Keinemusik në Tiranë
Atmosfera elektrizuese e koncertit të parë të grupit legjendar Keinemusik në Tiranë u prish nga një incident i papritur. Formacioni i njohur – Adam Port, &ME, Rampa dhe Reznik – ndezën skenën e Liqenit Artificial, duke tërhequr mijëra fansa nga e gjithë bota. Megjithëse nata ishte e mbushur me muzikë dhe energji pozitive që zgjati…

ShowBiz
Atmosfera elektrizuese e koncertit të parë të grupit legjendar Keinemusik në Tiranë u prish nga një incident i papritur.
Formacioni i njohur – Adam Port, &ME, Rampa dhe Reznik – ndezën skenën e Liqenit Artificial, duke tërhequr mijëra fansa nga e gjithë bota.
Megjithëse nata ishte e mbushur me muzikë dhe energji pozitive që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, një përleshje fizike mes dy vajzave në publik hodhi një hije mbi këtë event.
Një video që po qarkullon në rrjet tregon momentin kur dy të reja përplasen mes tyre fare pranë skenës.
Pavarësisht episodit të pakëndshëm, mbrëmja u cilësua si një sukses që vendos Tiranën në hartën e eventeve të mëdha të muzikës elektronike.
Fansat shpresojnë që ky të jetë vetëm fillimi i shumë netëve të tilla në kryeqytet.
@mirou.xo The way the music carried on 😭 #keinemusik ♬ original sound – mimi✧