Përleshje mes tifozëve në Ferizaj, lëndohen dy policë dhe shoqërohen katër persona
Dy policë janë lënduar në parandalimin e një përleshje mes tifozëve të Prishtinës dhe Ferizajt në Ferizaj. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi jashtë tribunave pati tentim për përleshje. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se dy policë kanë pësuar lëndime trupore, kurse katër persona janë shoqëruar në stacionin policor…

Sport
Dy policë janë lënduar në parandalimin e një përleshje mes tifozëve të Prishtinës dhe Ferizajt në Ferizaj.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi jashtë tribunave pati tentim për përleshje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se dy policë kanë pësuar lëndime trupore, kurse katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
“Me datën 28.09.2025 pasi ka filluar ndeshja futbollistike për garat e Superligës së Kosovës, në mes të Ferizajt dhe Prishtinës, policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve jashtë tribunave. Me këtë rast policia ka shoqëruar 4 persona në stacionin policor në Ferizaj për intervistim, ndërsa dy pjestarëve të policisë kanë pësuar lëndime trupore dhe për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Janë marrë masat shtesë nga policia për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje”.