Përleshje më thika në Deçan
Në mesditën e djeshme disa persona në Rrugën “Haki Popovaj” në Deçan janë përleshur më thika.
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar për një rrahje në mes disa personave me ç’rast, njëri prej tyre kishte përdorur një mjetë të prehtë dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj të cilët pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje , ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/