Përleshje fizike në mes disa personave në Viti, policia sekuestron edhe një armë

Policia e Kosovës është dashur të intervenojë në një rast të ndodhur dje në rrugën “UÇK” në Viti. Policia vuri nën pranga tre të dyshuar meshkuj pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin një pistoletë me gaz është sekuestruar. Me vendim…

Lajme

10/09/2025 09:01

Policia e Kosovës është dashur të intervenojë në një rast të ndodhur dje në rrugën “UÇK” në Viti.

Policia vuri nën pranga tre të dyshuar meshkuj pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin një pistoletë me gaz është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt./Lajmi.net/