Përleshje fizike mes katër personave dhe të shtëna me armë në Prishtinë, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë, ka pasur përleshje fizike mes katër personave si dhe të shtëna me armë zjarri. Nga përleshja, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël, ndërsa nuk raportohet për të…

Lajme

01/03/2025 08:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë, ka pasur përleshje fizike mes katër personave si dhe të shtëna me armë zjarri.

Nga përleshja, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Prishtinë 28.02.2025-12:29. Raportohet se gjatë përleshjes në mes të katër personave, ka pas edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, gjatë përleshjes fizike, një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/