Përleshje e përgjakshme në mes të rrugës në pikë të ditës (Video)

Dy burra janë përleshur me grushte në pikë të ditësh pranë një qendre tregtare në Sligo të Irlandës. E gjithë kjo ngjarje e dhunshme është incizuar dhe më pas është postuar në YouTube.

Bota

11/11/2014 21:17

Të dy burrat janë rrahur keq, teksa njërit prej tyre shihet se i del gjak nga syri.

Kjo “luftë” është ndalur pasi që ata kanë vërejtur se policia po vjen në vendngjarje dhe që të dy “luftëtarët” kanë ikur prej aty.

Ndërkaq, gjithë këtë ngjarje brutale, shumë persona që ishin duke bërë blerje e kanë parë për së afërmi. Sipas personit që e ka postuar këtë video, e cila është e gjatë rreth 3 minuta, kjo përleshje ka ndodhur më 27 tetor, raporton Mirror, transmeton lajmi.net.