Përleshje e armatosur në Tetovë, pesë të plagosur

Pesë persona janë plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në një përleshje që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në lagjen Drenovec të Tetovës.

Lajme

01/11/2015 13:40

Sipas policisë, në këtë përleshje kanë marrë pjesë tre persona nga fshati Dobrosht dhe dy nga Tetova.

Në incident, përveç pistoletave, janë përdorur edhe armë të ftohta.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe tre banorët e Dobroshtit janë derguar në Klinikën Spitalore të Tetovës, ndërsa dy të tjerët në Qendrën Klinike në Shkup.

Policia e Tetovës po punon për zbardhjen e rastit.

/ Top Channel