Përkundër përleshjes fizike, Sherif Vrajolli emërohet kryetar i LDK-së në Mat

Sherif Vrajolli është emëruar kryetar i nëndegës së LDK-së në Mat.

Lajme

16/06/2019 19:24

Pas përleshjes fizike në mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin zgjedhor në Mat, Sherif Vrajolli është emëruar kryetar i kësaj nëndege.

Ndërsa nënkryetar, është emëruar Kreshnik Hoxha, raporton lajmi.net.

Sipas raportimeve, përleshja e sotme ka ndodhur në mes përkrahësve të Hazir Borovcit dhe të Arban Abrashit. /Lajmi.net/