Përkujdeseshin për mbarëvajtjen e lojës, lëndohen katër policë

Katër persona janë arrestuar në Obiliq, pasi që të njëjtit kanë sulmuar zyrtaret policor që ishin në kryerje të detyrës, konkretisht në përkujdesje të mbarëvajtjes të ndeshjes futbollistike në mes te ekipit “Kosova” nga Prishtina dhe “Rilindja” nga fshati Skivjan i komunës së Gjakovë.

Lajme

05/06/2016 16:13

Si pasojë e sulmit, gjatë arrestimit katër zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.