Përkrahje e madhe për Gjestin – Instagrami i tij arrin shifrën e 500 mijë ndjekësve
Gjesti vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar në Big Brother Vip Albania. Këtë e mbështet edhe fakti se këngëtari i njohur ka arritur shifrën e 500 mijë ndjekësve në kanalin e tij zyrtar në Instagram, transmeton lajmi.net. Në një postim falenderues, ekipi menaxhues i Instagramit të reperit kanë shprehur…

ShowBiz
Gjesti vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar në Big Brother Vip Albania.
Këtë e mbështet edhe fakti se këngëtari i njohur ka arritur shifrën e 500 mijë ndjekësve në kanalin e tij zyrtar në Instagram, transmeton lajmi.net.
Në një postim falenderues, ekipi menaxhues i Instagramit të reperit kanë shprehur mirënjohjen e tyre për përkrahjen e publikut.
“500,000! Gjysmë milioni individë të mrekullueshëm! Unë jam shumë mirënjohës për secilin prej jush që e ka mbështetur, pëlqyer, komentuar dhe ndjekur këtë rrugëtim. Dashuria dhe pozitiviteti juaj do të thotë bota për mua. Le të vazhdojmë të rritemi dhe të arrijmë gjëra të mrekullueshme së bashku! Faleminderit nga zemra”.
Numri i ndjekësve në rrjetet e tij sociale vazhdimisht ishte në rritje, teksa ai po vazhdon sfidën e tij për të fituar reality-shoë “Big Brother Vip Albania 4”.