Përjetojeni nga afër modelin e mahnitshëm nga BMW, CLS Hommage (Video)

Deri më tani BMW ka publikuar vetëm konceptin e këtij modeli, i cili duket se është i formuar nga dy vetura.

Auto & Tek

07/06/2016 04:50

Deri në pjesën e përparme ka ‘qepalla’, kurse në pjesën e pasme janë të vendosura ‘krahët’ që i japin pamje komplet tjetër, megjithëse ka ngjyrën e njëjtë, transmeton Telegrafi.

Modeli 3.0 CLS Hommage që ka tipare të veturave paraprake, pretendohet se është punuar nga zero duke mos u bazuar konkretisht në asnjërën prej tyre.

Siç është raportuar më parë, në krahasim me paraardhëset kjo veturë është shumë më e lehtë, duke e bërë shumë më të shpejtë.

Në videon e publikuar, mund të shikoni dhe të dëgjoni tingullin që lëshon kjo super-veturë ,që ka motor 3.0 me gjashtë cilindra dhe me 560-kuaj fuqi.

YouTube player