Perisic pranë transferimit te Tottenham

Tottenham Hotspur i kanë ofruar kontratë lojtarit të Inter, Ivan Perisic.

Sport

27/05/2022 21:42

Persic ka kontratë me Interin deri në qershor të këtij viti dhe rinovimi ende nuk është arritur.

Antonio Conte i ka njoftuar drejtuesit e ekipit që do të kenë nevojë për disa transferime në reparte të ndryshme këtë sezon, në mesin e tyre gjendet edhe Perisic.

Sipas ‘Sky Sports’ Tottenham tashmë i kanë ofruar një kontratë kroatit, përcjell lajmi.net.

Perisic këtë sezon me Interin ka 46 paraqitje në të gjitha garat ku ka shënuar 10 gola dhe dhuruar nëntë asistime.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e kroatit./Lajmi.net/