Perisic optimist mbi të ardhmen tek Bayern

Ivan Perisic është shprehur optimist mbi të ardhmen e tij tek Bayern Munich.

Sport

08/11/2019 18:30

Ylli kroat po luan si i huazuar nga Inter tek Bayern Munich, dhe duket se aty po kalon kohë mjaft të mirë.

Perisic, i cili aktivizohet në krahë, është shprehur optimist kur është pyetur nëse do të qëndrojë tek gjiganti bavarez.

“Mendoj se është e mundur. Çdo gjë është pozitive në Munich deri më tani, si në jetën private edhe në futboll” ka thënë Perisic, transmeton lajmi.net.

Perisi ka luajtur edhe më parë në Bundesliga, me skuadrën e Wolfsburg, para se të kalonte tek Inter në vitin 2015. /Lajmi.net/