Perin do të largohet nga Juventus, pritet të kthehet tek Genoa

Portieri Mattia Perin duket se nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij me Juventus.

Sport

23/12/2019 16:46

Perin dështoi në testet mjekësore tek Benfica për një transferim gjatë verës dhe qëndroi tek Juventus për t’u rikuperuar nga dëmtimi në krah.

Pas rikuperimiti, portieri do të kërkojë një aventurë të re, ku do të ketë më shumë minuta, dhe ‘Goal Italia’ shkruan se Genoa janë gati të rikthejnë 27 vjeçarin, transmeton lajmi.net.

Perin mund të kthehet tek Genoa në formë huazimi, me opsion blerje në fund të sezonit.

Paraqitjet e Perin me ish skuadrën e tij ishin aq të mira saqë i fituan edhe një vend në përbërjen e skuadrës kombëtare tek Italia.

Gjithsesi, ai ka dështuar që të fitojë një vend në konkurrencë me Wojciech Szczesny dhe Gianluigi Buffon.

Mbetet të shihet nëse në janar do të kompletohet një lëvizje e Perin drejt Genoas. /Lajmi.net/