Përgatitjet për parakalimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtarët dhe qytetarët në pritje
Nga ora 11:30 pritet të fillojë parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në shenjë nderimi për 18-vjetorin e pavarësisë së vendit. Megjithatë, nisja e parakalimit është shtyrë për shkak të vazhdimit të seancës solemne në Kuvend, ku po marrin pjesë krerët institucionalë dhe përfaqësues të partive politike. Ushtarët dhe efektivët…
Lajme
Nga ora 11:30 pritet të fillojë parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në shenjë nderimi për 18-vjetorin e pavarësisë së vendit.
Megjithatë, nisja e parakalimit është shtyrë për shkak të vazhdimit të seancës solemne në Kuvend, ku po marrin pjesë krerët institucionalë dhe përfaqësues të partive politike.
Ushtarët dhe efektivët e policisë janë rreshtuar përgjatë rrugës “Luan Haradinaj” dhe po presin ardhjen e udhëheqësve shtetërorë. Bashkë me ta, në trotuare kanë dalë qytetarë të shumtë për të ndjekur këtë ngjarje solemne.
Parakalimi do të zhvillohet përgjatë rrugës “Luan Haradinaj”, duke filluar nga zona e “Qafës” dhe duke përfunduar te sheshi Newborn, në zemër të kryeqytetit, ku qytetarët dhe mysafirët do të nderojnë këtë ditë historike.

