Përfundon takimi i drejtorëve të Barcelonës, Bartomeu nuk dorëhiqet
Takimi i bordit të drejtorëve të Barcelonës ka përfunduar pa një vendim mbi thirrjen e mocionit të mosbesimit për 1 dhe 2 nëntor në gjendjen e plotë të alarmit.

Sport
Udhëheqësia e Barçës, e kryesuar nga Josep Maria Bartomeu, ka vendosur të mos japë dorëheqje dhe e shtyn thirrjen për referendumin derisa të ketë një mendim nga prokuroria në lidhje me qëndrueshmërinë shëndetësore të votimit në ”Camp Nou” me më shumë se 110,132 anëtarë të thirrur në votime, transmeton lajmi.net.
Josep Maria Bartomeu do të shfaqet nga ora 19:00, për të dhënë shpjegimet e tij.
Karrigia e Bartomeut është në rrezik të madh, sidomos pasi edhe vet lojtarët i kanë dalë kundër tij me deklarata publike. Së fundmi, është rasti i Gerard Pique. /Lajmi.net/