Përfundon takimi, Abdixhiku: Kurti nuk ka lëvizur nga pozicioni i tij, kushtëzoi ose votim të fshehtë, ose rrëzim të tij duke ia votuar Haxhiun

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media pas takimit të lideëve politik të partive në vend. Ai ka thënë se LDK frikësoheshin se i gjithë ky takim ishte një farsë publike sesa substanciale dhe sipas tij kjo ndodhi. “Droja jonë u vërtetua në këtë takim sepse meqenëse gjatë këtij takimi propozimet e deputetit…

Lajme

28/06/2025 18:58

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media pas takimit të lideëve politik të partive në vend.

Ai ka thënë se LDK frikësoheshin se i gjithë ky takim ishte një farsë publike sesa substanciale dhe sipas tij kjo ndodhi.

“Droja jonë u vërtetua në këtë takim sepse meqenëse gjatë këtij takimi propozimet e deputetit Kurti, thirrësit të këtij takimi ishin pak a shumë të njlëjta që ishin deri më tani, dhe as nuk e interpretonin njëjtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe për votimin e fshehtë edhe për çështjen e përgjegjësisë që i takon atij. Më lejoni që të theksoj se për LDK-në është evidente që përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit me paragrafin 130  të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon edhe e drejta por edhe përgjegjësia për të bërë shumicë. Kurti e pranoi që nuk ka shumicë por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pas deri më tani. Ato kushtëzime janë që të votohet fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë por duke u votuar haxhiu sërish e më pas nhë ndërlidhje e përçudnuar e votimit për kryetaren e Kuvendit me nënkryetarët e Kuvendit që na ka sjell në këtë krizë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se moslëvizja e Kurtit ngakëto qëndrime e bënë fatkeqe gjendjen politike në vend e sidomos tani kur ka një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese.

“LDK ka bërë përpjekje që të arrihet koncensusi, e para që të na jepet e drejta e votimit për, kundër, apo abstenim për kandidatët të cilët propozohen. Në emër të LDK-së me plot bindje do të votonim kundër me 20v vota për kandidatin që ata propozojnë. Votimi i fshehtë është antikushtetues prandaj nuk mund të marrim pjesë në shkelje të saj. Bëjmë thirrje të na jepet e drejta të votojmë, ne dëshirojmë të votojmë”, ka shtuar Abdixhiku.