Përfundon sezoni për Simmons

Sezoni për Ben Simmons ka përfunduar.

Sport

08/08/2020 20:40

Ylli i skuadrës së Philadelphia 76ers, nuk ka qenë me fat në rifllimin e sezonit të NBA.

Në rifillimin e sezonit në Orlando, Ben Simmons ka pësuar një lëndim tejet të rëndë, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve të fundit nga SHBA, Simmons do të duhet të operohet për të tejkaluar problemin.

Simmons do të intervenojë në gjurin e majtë, dhe kështu ai do ta humb këtë sezon.

Nuk dihet saktësisht koha që organizatori i 76ers do ta kalojë larg parketit të NBA. /Lajmi.net/