Përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Ukrainë–Rusi
Bisedimet trepalëshe mbi luftën midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi, kanë përfunduar dhe do të vazhdojnë nesër. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë: “Takimi trepalësh i sotëm në Abu Dhabi midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë ishte produktiv.” “Bisedat do të vazhdojnë nesër”, shtoi ai. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi…
Bota
Bisedimet trepalëshe mbi luftën midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi, kanë përfunduar dhe do të vazhdojnë nesër.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë: “Takimi trepalësh i sotëm në Abu Dhabi midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë ishte produktiv.”
“Bisedat do të vazhdojnë nesër”, shtoi ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se çështjet territoriale do të jenë në tryezën e diskutimit në Abu Dhabi.Ato mbeten një pikë ngërçi, pasi Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë tokën që ende mban në rajonin lindor të Donetskut – që mendohet të jetë rreth 20%.
Zelensky ka refuzuar të heqë dorë nga toka që Ukraina e ka mbrojtur me sukses me kosto të lartë gjatë viteve të fundit.