Përfundon pjesa e parë: Spanja në epërsi të dyfishtë ndaj Italisë

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Sport

06/10/2021 21:40

Spanja është duke avancuar ndaj Italisë me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, të dyja ekipet sulmonin përmes kundërsulmeve të shpejta.

Pas 17 minutave lojë ‘Furia e Kuqe’ arriti të thyejë mbrojtjen e ‘Azzurëve’ për të kaluar në epërsi.

Ishte Ferran Torres ai që shënoi një gol të bukur pas asistimit të Mikel Oyarzabal.

Në vazhdim Italia morri iniciativën dhe nisi të sulmonte fuqishëm drejt portës së Unai Simon.

Federico Bernardeschi dhe Lorenzo Insigne patën mundësia të mira shënimi, por u treguan të pasaktë para portës.

Gjërat për vendasit u vështirësuan pasi nga loja doli me karton të kuq Leonardo Bonucci në min e 42’ pasi i dha një goditje me bërryl Sergio Busquetsit.

Krejt në fund të pjesës së parë në min 45+2’ shënoi sërish Torres pas asistimit të Oyarzabal, për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Mbetet të shihet nëse Italia do të ketë forcë të rikthehet në pjesën e dytë, apo Spanja do të kualifikohet tutje. /Lajmi.net/