Përfundon pjesa e parë, shënohen 4 gola në “Der Klassiker”
Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund janë duke u ndeshur në kuadër të xhiros së 24-të të Bundesligës.
Sport
Ishte talenti i Borussia Dortmund, Erling Haaland i cili i ndëshkoi “Bavarezët” me dy gola të shpejtë, transmeton lajmi.net.
Golin e parë Haaland e shënoi në min (2’) nga një asistim nga Thomas Delaeney.
Haaland doli në skenë prap, ai shënoi golin e dytë personal në min (9’).
Bayerni nuk lejoi që të poshtërohet në Allianz Arena, ata reaguan shpejtë.
Robert Lewandowski ngushtoi epërsinë e Dortmundit, ai shënoi në min (27’).
Lewandowski shënoi golin e dytë nga penaltia në min (44′) për të barazuar rezultatin.
Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin, Bayern 2-2 Dortmund.
Aktualisht, Haaland ka 19 gola dhe është golashënuesi i dytë në Bundesliga, ndërsa Lewandowski ka shënuar 30 gola dhe gjendet në vendin e parë./Lajmi.net/
Our Norwegian goal machine Erling Haaland makes it 2 under 10mins. ?????
Dortmund on fire
Bayern Munich in the mud ???? pic.twitter.com/Y9xCeP5Xh0— The Law ⚛✌♟ (@the_law_012) March 6, 2021
#FCBBVB
بايرن ميونخ 1 × 2 بروسيا دورتموند | GOALLLLLL Lewandowski?
ــــــــــــــــــــــــــــــــــــــــــــ
to never miss any goal Follow @7DN26_ pic.twitter.com/ODWwBhXGCO— @7DN26_ follow me (@BASSAM_002) March 6, 2021