Përfundon pjesa e parë: ‘Paqe’ mes Tottenham dhe Chelsea

Ka përfunduar pjesa e parë mes Tottenhamit dhe Chelseas.

Sport

19/09/2021 18:18

Dy skuadrat angleze kanë zhvilluar lojë ofensivë, por ishin të pasuksesshme në finalizimin e aksioneve, shkruan lajmi.net.

Tottenham në këtë pjesë ishte më i rrezikshëm në goditje, derisa posedimi i takoi Chelseas.

Chelsea rrezikoi në kundëraksion përmes Kai Havertz, që rezultoi i pasuksesshëm.

Kurse, Tottenham provoi përmes Harry Kane dhe Heung-Min Son, që gjithashtu nuk arritën të shënonin.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: 0 – 0./Lajmi.net/