Përfundon pjesa e parë në “Tottenham Hotspur Stadium”, avancon Chelsea

Chelsea është duke avancuar ndaj Tottenham Hotspur në kuadër të xhiros së 22-të të Premierligës.

Sport

04/02/2021 21:47

“The Blues” e nisën ndeshjen në mënyrë perfektë ku patën iniciativën e plotë gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Pas një lojë të mirë nga ana e tyre, në minutën e (24’), u akordua penalti për mysafirët.

Penaltinë e konkretizoi në gol, Jorginho, në një mënyrë të pazakontë, pasi nuk përdori “stilin” e tij të gjuajtjes, por vendosi të godasë topin me forcë.

Pastaj, Thiago Silva doli nga ndeshja në minutën e (36’), nuk dihet nëse braziliani ka vuajtur ndonjë lëndim serioz.

Rezultati i pjesës së parë, Tottenham Hotspur 0-1 Chelsea./Lajmi.net/