Përfundon pjesa e parë në San Siro, Interi në avantazh ndaj Milanit

Ka përfunduar pjesa e parë në "Derby della Madonnina" me avantazhin minimal të Interit.

Sport

21/02/2021 15:49

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit numër 228 ndërmjet Milanit dhe Interit në San Siro në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Ishte Romelu Lukaku i cili pas një depërtimi në zonë u bllokua nga Romagnoli por me tu rikthyer prap, belgu harkoi në zonë ku u gjeti Lautaro Martinez i cili shënoi në min (5′).

Perisic pati një rast të mirë në fundin e pjesës së parë, por goditja ishte e plogësht. Në anën tjetër, Milani nuk arriti të rrezikojë konkretisht skuadrën e Interit në pjesën e parë.

Skuadrat shkuan në pushime, rezultati i pjesës së parë, Milan 0-1 Inter./Lajmi.net/