Përfundon pjesa e parë në 1/16 e EL, Benfica dhe Arsenali pa gola ndërsa Granada avancon ndaj Napolit

Ka përfunduar pjesa e parë e 1/16 të Europa League në ndeshjet ndërmjet Benficas dhe Arsenalit, Granadas dhe Napolit.

Sport

18/02/2021 21:48

Arsenali dhe Benfica kanë shkuar në pushime me rezultatin 0-0, transmeton lajmi.net.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Stadio Olimpico në Romë, shkaku që shtetet evropiane kanë bllokuar fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e versionit të ri të COVID-19 që po mbretëron atje.

Në anën tjetër, Granada ka “shtangur” Napolin më dy gola të shpejtë.

Ishte fillimisht Herrera i cili konkretizoi një asistim nga Kenedy në min (19’).

Kenedy ishte protagonist i golit të dytë, braziliani është duke zhvilluar një ndeshje fantastike dhe po shkëlqen që nga transferimi i tij nga Chelsea.

Kenedy shënoi në min (21’).

Skuadrat shkuan në pushime, rezultati i pjesës së parë: Granada 2-0 Napoli./Lajmi.net/