Përfundon pjesa e parë: Liverpooli në epërsi të dyfishtë ndaj Watfordit
Ekipi i Jurgen Klopp është duke shkëlqyer pas 45 minutave të para.
Sport
Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 0-2 ndaj Watfordit, shkruan lajmi.net.
Mysafirët nga fillimi ishin shumë më të mirë dhe arritën të zhbllokojnë ndeshjen në min e 9′ përmes Sadio Manes pas asistimit të Mohamed Salah.
“The Reds”, vazhduan me dominim duke mbajtur posedimin e topit pothuajse tërë kohën, ndërsa arritën të dyfishojnë epërsinë në min e 37′ përmes Roberto Firminos.
Liverpool dominoi totalisht gjatë kësaj pjese të parë, ndërsa Watford nuk tregoi pothuajse asgjë.
Me këtë rezultat tani ekipi i Klopp del përkohësisht në pozitën e parë, megjithatë mbetet të shihet si do të rrjedhin 45 minutat e dyta. /Lajmi.net/