Përfundon pjesa e parë e ‘zjarrtë’ mes Bayernit dhe PSG

45 minutëshi i parë mes Bayern Munich dhe PSG është mbyllur me rezultat 1-2.

Sport

07/04/2021 21:49

Vetëm pas 3 minutave Kylian Mbappe hapi serinë e golave në pjesën e parë, duke shënuar pas asistimit të Neymar, raporton lajmi.net.

Marquinhos 28′ shënoi për të dyfishuar epërsinë e klubit nga kryeqyteti i Francës.

Në anën tjetër, Choup Moting realizoi golin e vetëm në këtë pjesë të parë për ‘Bavarezët’ dhe i mbushi ata me shpresë për pjesën e dytë./Lajmi.net/