Përfundon pjesa e parë e finales Chelsea – Arsenal
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Evropës mes Chelsea dhe Arsenal.
Sport
Chelsea dhe Arsenal kanë shkuar me rezultat 0-0 në pushimin e pjesës së parë, në finalen e Ligës së Evropës që po zhvillohet në Baku.
Ajo që ka rënë në sy gjatë pjesës së parë, është numri i vogël i tifozëve të pranishëm në stadium, diçka që në të kaluarën nuk është parë në finalet evropiane.
Për Arsenalin në fushë është edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka./Lajmi.net/
