Përfundon pjesa e parë: Drenica – Gjilani 0:0

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drenica – Gjilani, e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në futboll. Përballja që po luhet në “Bajram Aliu” u karakterizua me një lojë të mirë nga vendasit që u treguan të rrezikshëm në 45-minutëshin. Drenicasve iu akordua një penallti, mirëpo pas shqyrtimit të VAR…

Sport

24/08/2022 17:57

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drenica – Gjilani, e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Përballja që po luhet në “Bajram Aliu” u karakterizua me një lojë të mirë nga vendasit që u treguan të rrezikshëm në 45-minutëshin.

Drenicasve iu akordua një penallti, mirëpo pas shqyrtimit të VAR e njëjta u anulua.

Rastin më të mirë për gol e pati Arbnor Rrahmani i Gjilanit por nuk arriti të shënonte. /Lajmi.net/