Përfundon pjesa e parë, Barcelona në rrugën e duhur por ka akoma shumë punë

Barcelona është duke fituar në pjesën e parë ndaj Sevillas me rezultat 1-0.

Sport

03/03/2021 21:47

Në ndeshjen e dytë të vlefshme për gjysëmfinalen e Copa del Rey, Barcelona është duke fituar me rezultat 1-0 pjesën e parë.

Falë golit të bukur të shënuar nga Ousmane Dembele në minutën e 13-të, klubi Blaugran është ne epërsi.

Me një gol tjetër, Barcelona do të barazonte rezultatin e përgjithshëm në 2-2 dhe ndeshja do të vazhdonte në minutat shtesë.

Në anën tjetër, me këtë rezultat Sevilla do të ishte finalisti i parë i Copa del Rey këtë edicion./Lajmi.net/

Dembele shënon një super gol, Barcelona fillon rrugëtimin e përmbysjes