Përfundon para kohe sezoni për yllin e Chelseas

Barazimi 2 me 2 me Burnleyn, nuk ishte i vetmi lajm i keq për Chelsean.

Sport

23/04/2019 08:22

Chelsea barazoi në Stamford Bridge, 2:2, me Burnleyn në javën e 36-të në Premierligë.

Por, skuadra londineze ka marrë pas ndeshjes një lajm aspak të mirë pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Chelsea ka mësuar se Callum Hudson-Odoi e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, pasi ka krisur ashtin e thembrës.

Talenti anglez pritet që mos luajë për skuadrën londineze deri në prag të fillimit të sezonit të ri, ndërsa Maurizo Sarri do t’i ketë si opsion Pedron dhe Willianin. /Lajmi.net/