Përfundon pa gola pjesa e parë në “Emirates” ndërmjet Arsenalit dhe Evertonit
Arsenal dhe Everton janë duke u përballur në kuadër të xhiros së 33-të të Premierligës.
Sport
Sapo ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet këtyre skuadrave, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e parë, statistikisht Arsenali dominoi këtë takim, por Evertoni pati rastin më të mirë në ndeshje.
Gylfi Sigurdsson qëlloi shtyllën nga goditja e dënimit në min (38′).
Arsenali pati më shumë posedimin e topit dhe rastet në fushë, por Evertoni nuk bëri gabime në mbrojtje.
Arsenali kërkonte të rrezikonte përmes posedimit, ndërsa Evertoni rrezikoi në kundërsulme, ku u tregua tejet efektiv./Lajmi.net/