Përfundon numërimi në QKN, Smajl Latifi mëson zyrtarisht se kë do ta ketë kundërshtar në balotazh
Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) për komunën e Rahovecit, dhe tashmë është zyrtarizuar se kjo komunë do të shkojë në balotazh. Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, ka dalë i pari në garën për kryetar me 37.58% të votave, që përkthehet në 7,673 vota, por…

Lajme
Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) për komunën e Rahovecit, dhe tashmë është zyrtarizuar se kjo komunë do të shkojë në balotazh.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, ka dalë i pari në garën për kryetar me 37.58% të votave, që përkthehet në 7,673 vota, por nuk ka arritur të sigurojë shumicën absolute për të fituar pa balotazh, transmeton lajmi.net.
Në raundin e dytë, ai do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Dula, i cili ka siguruar 4,868 vota apo 23.84% të përkrahjes qytetare, duke lënë pas kandidatin e LDK-së, Burim Krasniqi, me 4,673 vota (22.89%), dhe kandidatin e PDK-së, Edon Cana, me 3,202 vota (15.68%).
Smajl Latifi do të kërkojë një mandat tjetër në krye të komunës, pas një gare të ngushtë në mes të katër kandidatëve.
Rezultatet përfundimtare nga QKN për Rahovec:
-
Smajl Latifi (AAK) – 7,673 vota (37.58%)
-
Ali Dula (LVV) – 4,868 vota (23.84%)
-
Burim Krasniqi (LDK) – 4,673 vota (22.89%)
-
Edon Cana (PDK) – 3,202 vota (15.68%)./lajmi.net/