Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, këto janë rezultatet e të gjitha partive

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në komunën e Prishtinës, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia më e votuar në kryeqytet, duke siguruar 48.90 për qind të votave, transmeton lajmi.net. Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 24.44 për qind,…

Lajme

07/06/2026 23:10

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në komunën e Prishtinës, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia më e votuar në kryeqytet, duke siguruar 48.90 për qind të votave, transmeton lajmi.net.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 24.44 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 19.05 për qind të votave.

Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 5.13 për qind të votave të qytetarëve të Prishtinës./lajmi.net/