Përfundon në pranga shtetasi nga Shqipëria i dënuar me 18 muaj burg

Pas disa veprimeve operativo-hetimore, Policia e Kosovës sot në Pejë ka lokalizuar dhe arrestuar personin me inicialet M. R. (35). Shtetasi nga Shqipëria kishte qenë në kërkim nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi ishte i dënuar me 18 muaj burg për veprën penale rrezikim i trafikut publik. I njëjti, pasi kryerjes së veprimeve procedurale, është…

Lajme

11/10/2024 21:21

Pas disa veprimeve operativo-hetimore, Policia e Kosovës sot në Pejë ka lokalizuar dhe arrestuar personin me inicialet M. R. (35).

Shtetasi nga Shqipëria kishte qenë në kërkim nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi ishte i dënuar me 18 muaj burg për veprën penale rrezikim i trafikut publik.

I njëjti, pasi kryerjes së veprimeve procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës – Hajvali.