Përfundon ndeshja – Tottenhami fiton minimalisht ndaj Wolvesit

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Tottenhamit dhe Wolverhamptonit, në kuadër të xhiros së tretë të Premier League. Ndeshjen e vendosi goli i Harry Kane i cili shënoi me kokë në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 64′, pas një goditjeje nga këndi. Ivan Perisic ishte ai që e gjeti saktë anglezin që nuk gaboi nga…

Sport

20/08/2022 15:23

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Tottenhamit dhe Wolverhamptonit, në kuadër të xhiros së tretë të Premier League.

Ndeshjen e vendosi goli i Harry Kane i cili shënoi me kokë në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 64′, pas një goditjeje nga këndi.

Ivan Perisic ishte ai që e gjeti saktë anglezin që nuk gaboi nga afërsia.

Mysafirët tentuan disa herë ta rrezikojnë portën e Hugo Lloris por nuk ishin të saktë sa duhet.

Si përfundim, ndeshja u krye 1-0, me Spurs që tashmë kanë shtatë pikë në Premier League. /Lajmi.net/