Përfundon mbledhja e PDK-së, deklarohen për konstituimin e Kuvendit
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PDK-së, ku deputetët e zgjedhur të kësaj partie kanë deklaruar se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa vendimet e marra në mbledhje do të bëhen të ditura përmes një komunikate. Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së tha se nuk do ta…

Lajme
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PDK-së, ku deputetët e zgjedhur të kësaj partie kanë deklaruar se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa vendimet e marra në mbledhje do të bëhen të ditura përmes një komunikate.
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së tha se nuk do ta votojnë kryeparlamentarin nesër në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Lushtaku tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë duke theksuar se nuk do ta votojnë nesër në seancë.
“Si parti i organizuam të gjitha rrethanat politike dhe sigurisht që qëndrimi mbetet i njëjtë dhe presim deri nesër cilat do të jenë zhvillimet e mëtutjeshme…jo absolutisht jo”, tha Lushtaku.
Një takim mes nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, dhe anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, është zhvilluar një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaPress.
KosovaPress bën të ditur se dy politikanët janë parë duke biseduar në një kafiteri në lagjen Pejton në Prishtinë.
Sot pasdite është takua edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti me Duda Balje nga Bashkimi Social Demokrat (SDU.
Nesër pritet të mbahet seanca e konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, rrjedhimisht do t’i ketë 48 deputetë. PDK-ja është e dyta me 20.95 për qind, përkatësisht 24 deputetë, LDK-ja e treta me 18.27 për qind apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind, respektivisht 8 deputetë.