Përfundon intervistimi i Besnik Bislimit – Nuk deklarohet për media

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me fabrikën e mbetjeve shtazore. As pas intervistimit, Bislimi nuk është deklaruar për media, shkruan lajmi.net. Besnik Bislimi është ftuar për t’u intervistuar në lidhje me hetimet që po bëhen për skandalin e publikuar për kontratën e dhënë për fabrikën e mbetjeve…

Lajme

18/06/2025 11:26

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me fabrikën e mbetjeve shtazore.

As pas intervistimit, Bislimi nuk është deklaruar për media, shkruan lajmi.net.

Besnik Bislimi është ftuar për t’u intervistuar në lidhje me hetimet që po bëhen për skandalin e publikuar për kontratën e dhënë për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Në këtë hetim i përfshirë është edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Më 27 maj, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është intervistuar për më shumë se tri orë nga organet e hetuesisë në cilësinë e të pandehurit, pikërisht në rastin e njëjtë.

Peci pati deklaruar se Bislimi ishte interesuar rreth fabrikës dhe e pranoi se ai dy herë e kishte ftuar në zyrë për këtë çështje.

“Unë jam kthy në Ministri e kam transmetu shqetësimin e zëvendëskryeministrit për nevojën për funksionalizimin e kësaj fabrike”, kishte thënë Peci.