Përfundon deklarimin edhe avokati Dixon: Thërrime thashethemesh, Veseli të shpallet i pafajshëm

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, tha se gjykata nuk mund të shpallë fajtor një person, nëse kjo shpallje fajësie “mbështetet mbi prova të patestuara dhe thashetheme”. Ai përsëriti se ZPS nuk ka asnjë provë që lidh Veselin me krimet e pretenduara. Dixon tha se të hënën, ZPS bëri një përpjekje të fundit për ta…

Lajme

18/02/2026 11:40

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, tha se gjykata nuk mund të shpallë fajtor një person, nëse kjo shpallje fajësie “mbështetet mbi prova të patestuara dhe thashetheme”.

Ai përsëriti se ZPS nuk ka asnjë provë që lidh Veselin me krimet e pretenduara.

Dixon tha se të hënën, ZPS bëri një përpjekje të fundit për ta lidhur Veselin me pikat e aktakuzës.

“Ata pretendojnë se ne nuk e kemi trajtuar themelin e akuzën e ZPS. Kjo është akuzë e rëndë sepse unë trajtova çdo pretendim të tyre për t’iu treguar se ishin të pabaza”, tha Dixon.

Ai deklaroi setë gjitha pretendimet e drejtpërdrejta apo rrethanore kundër Veselit “janë të pabazuara”.

Si shembull ai mori një video të publikuar nga ZPS në gjykatore ku një dëshmitar tha se kishte dëgjuar nga dikush se Veseli ishte përfshirë në krime.

“Ky është thashethem i pastër. Ky klip është i pavlerë”, tha ai, duke shtuar se nuk është provë dhe se mbrojtja nuk ka mundur ta marrë në pyetje këtë dëshmitar.

Ai po ashtu tha se kundërshtojnë që dëshmia e një dëshmitari për ndalimet në Kleçkë, është dëshmi e bazuar “në thashetheme”.

Në fjalën e tij, avokati Dixon tha se nuk ka prova që Veseli ka kontribuar në Ndërmarrjen e Pwrbashkët Kriminale. Ai tha se Veseli ka qenë për periudha të shumta jashtë vendit.

“Edhe kur ndodhej në Kosovë, Veseli ka marrë pjesë në shumë pak takime dhe ka shkuar shumë rrallë në Shtabin e Përgjithshëm. Nuk ka komanduar ndonjë strukturë të inteligjencës apo askënd dhe nuk ka qenë aktiv në Drejtorinë Politike. Madje as anëtarësia në këtë drejtori nuk është vërtetuar”, tha ai duke shtuar e Veseli nuk ka pasur role kriminale. Në fund të fjalës, avokati i Kadri Veselit theksoi se klienti i tij është i pafajshëm.

Ai tha se ajo që mbetet nga argumentet e ZPS-së është thjesht “thërrime thashethemesh”, duke shprehur përbuzje për vetë themelin e gjykatës,.

Dixon kërkoi të kontrollohet narrativa e rreme dhe të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë, pasi ZPS=ja nuk ka asnjë provë.

“Mbrojtja ka të drejtë që të tregojë që pretendimet janë të bazuara në thashetheme dhe janë të pabaza. Ajo që mbetet është thjesht thërrime thashethemesh, tregon përbuzje për vet themelimin e kësaj gjykate”.

“Të kontrollohet narrativa e rreme, të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë që nuk ka asnjë provë në argumentet e ZPS-së”, u shpreh avokati.