Përfundon aksioni policor në veri dhe jug të Mitrovicës- Bastisen 21 lokacione, arrestohen 16 persona

Aksioni policor që nisi mëngjesin e sotëm në veri dhe në jug të Mitrovicës tashmë ka përfunduar. Ky aksion u zhvillua në kuadër të luftimit të “Krimit të organizuar, kontrabandimit me armë dhe municion”. E nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është bërë e ditur se aksioni ka përfunduar dhe se janë arrestuar 16 persona. Zëdhënësi…

Lajme

19/03/2025 11:36

Aksioni policor që nisi mëngjesin e sotëm në veri dhe në jug të Mitrovicës tashmë ka përfunduar.

Ky aksion u zhvillua në kuadër të luftimit të “Krimit të organizuar, kontrabandimit me armë dhe municion”.

E nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është bërë e ditur se aksioni ka përfunduar dhe se janë arrestuar 16 persona.

Zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni deklaroi se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Ky aksion është zhvilluar saktësisht në 21 lokacione në veri dhe në jug të Mitrovicës.

E nga policia e Kosovës në mëngjes u tha se aksioni po zhvillohet nga Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës në disa lokacione të ndryshme.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, deklaroi për lajmi.net zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani./Lajmi.net/