Përfundojnë tri ndeshjet e BKT Superligës, ja rezultatet
Kanë përfunduar ndeshjet e Superligës të parapara gjatë ditës së sotme në kuadër të xhiros së 29-të.

Sport
Gjilani ka shënuar fitore 5-1 ndaj Feronikelit, Drenica është mposhtur nga Dukagjini 1-0 dhe Malisheva Ulpianën po ashtu 1-0.
Gjilani me këtë fitore e mban hapin me Ballkanin lider, ndërsa Malisheva e Dukagjini arrijnë fitore të rëndësishme për ta siguruar mbijetesën.
Drenica me këtë humbje vazhdon ta kontestojë pozitën e saj në mesin e tabelës, ndërsa Feronikeli e Ulpiana vazhdojnë të “babëziten” fund të tabeles. /Lajmi.net/