Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës
Ka përfunduar pjesa e parë në tre ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Sport
Gola ka pasur vetëm në ndeshjen Drita – Besa, e cila ka përfunduar 1:1.
Ndërkaq, takimi në Podujevë mes Llapit dhe Ballkanit ka prodhuar një lojë të zbehtë dhe me shumë pak raste ideale shënimi. 45 minutëshi i parë përfundoi pa gola.
Edhe në Mitrovicë, në sfidën mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, kanë munguar rastet dhe gjysma e parë ka përfunduar me porta të paprekura. /Lajmi.net/