Përfundojnë pjesët e para: Austria dhe Holanda në avantazh, nuk ka gola në takimin mes Francës dhe Danimarkës
Kanë përfunduar pjesët e para në tri takimet më të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport
Holanda është në avantazh 1:0 ndaj Belgjikës, ashtu siç është edhe Austria ndaj Kroacisë, derisa Franca dhe Danimarka janë 0:0.
Gjatë gjithë 45 minutave të pare holandezët kishin performance shumë më të mirë.
Ata kishin disa raste për gola, por vetëm një e konkretizuan, transmeton lajmi.net.
Ishte De Jong i cili asistoi për Bergwijn në minutën e 40` të ndeshjes.
Kështu ai e vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Austria gjithashtu është në avantazh 1:0 ndaj Kroacisë.
Ishte Aranutovic që gjeti golin në minutën e 41` të ndeshjes.
Kroacia kishte paraqitje më të mire, por nuk konkretizuan rastet.
Franca në anën tjetër nuk arriti të gjejë golin në ndeshjen ndaj Danimarkës.
Ishte Mbappe që kishte rastet më të mira për shënim, por nuk tundi rrjetën.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se cili do të jetë rezultati final i këtyre tri ndeshjeve.