Përfundojnë ndeshjet: Fitojnë Gjilani, Drita dhe Malisheva

Janë luajtur sot tri ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të.

Sport

20/11/2021 14:56

Skuadra e Gjilanit ka arritur të marrë një fitore të madhe si mysafire e Ulpianës 1-2, shkruan lajmi.net.

Fillimisht për Ulpianën shënoi Egzon Qerimi në min e 23′, ndërsa në pjesën e dytë Gjilani realizoi dy herë Albert Dabiqaj në min e 64 dhe Gerhard Progni në min e 84′.

Në anën tjetër Drita ka marrë një fitore shumë të vlefshme ndaj Drenicës 1-0.

Heroi i Dritës ishte Marko Simonovski që realizoi golin e vetëm në takim në min e 89′

Malisheva ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit 0-1.

Krejt në fund të ndeshjes Ronald Sobowale shënoi në min 90+3′ për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Pas ndeshjeve të sotme Gjilani dhe Drita ndajnë kreun e tabelës me nga 25 pikë, ndërsa në fund ndodhet Feronikeli me 10 pikë. /Lajmi.net/