Përfundojnë ndeshjet e Premier Ligës, Ronaldo i jep fitoren djajve, Arsenali realizon fitoren e parë sezonale

Kanë përfunduar ndeshjet e Premier Ligës të luajtura nga ora 16:00, shkruan lajmi.net.

Sport

11/09/2021 17:59

Manchester United ka triumfuar me rezultat 4-1 ndaj Newcastle United, ku protagonisti kryesor Cristiano Ronaldo i cili realizoi dy gola në rikthimin e tij në klub, gjersa dy të tjerët u realizuan nga Bruno Fernandes dhe Jesse Lingard. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Manquillo në minutën e 56-të.

Arsenali ndërkohë ka arritur fitoren e parë në ligë këtë sezon, pasi triumfoi minimalisht ndaj Norwich 1-0 në Emirates, me golin e Aubameyang të shënuar në minutën e 66-të.

Fitore minimale ka realizuar edhe kampioni Manchester City në udhëtim tek Leicester, duke triumfuar me golin e Bernardo Silvas në minutën e 62-të.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve nga ora 16:00:

Arsenal 1-0 Norwich

Brentford 0-1 Brighton

Leicester 0-1 Man City

Man Utd 4-1 Newcastle

Southampton 0-0 West Ham

Watford 0-2 Wolves

/Lajmi.net