Përfundojnë ndeshjet: Dukagjini e deklason Malishevën, Drenica humbet me një lojtar më shumë ndaj Trepçës 89’
Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 13:00 në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Dukagjini ka fituar me rezultat bindës, 4-0, ndaj Malishevës të cilët, prej minutës së 36’, ishin me një lojtar më pak. Golat për klinasit i shënuan Zulfiu, John, Merlaku dhe Morina, transmeton lajmi.net. Në përballjen tjetër, Trepça 89’ mori një…

Sport
Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 13:00 në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini ka fituar me rezultat bindës, 4-0, ndaj Malishevës të cilët, prej minutës së 36’, ishin me një lojtar më pak.
Golat për klinasit i shënuan Zulfiu, John, Merlaku dhe Morina, transmeton lajmi.net.
Në përballjen tjetër, Trepça 89’ mori një fitore të rëndësishme ndaj Drenicës, e cila, edhe pse kishte një lojtar më shumë, nuk arriti të paktën ta shmangte humbjen.
Golin e vetëm të sfidës e realizoi Gashi në minutën e 77’.
Edhe pse humbi, Drenica nuk lëviz nga pozita e pestë, njëjtë sikurse skuadrat e tjera që po ashtu s’kanë luajtur vendi. /Lajmi.net/