Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë
Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet. Për fat të mirë si shkak i këtij zjarri nuk ka persona të lënduar. Në lidhje me rastin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi se nga zjarri u shkaktuan dëme materiale. “Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të…

Lajme
Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.
Për fat të mirë si shkak i këtij zjarri nuk ka persona të lënduar.
Në lidhje me rastin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi se nga zjarri u shkaktuan dëme materiale.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk ka rrezik.
“Raportohet vetëm për dëme materiale”, ka përfunduar Ahmeti./Lajmi.net/