Përforcimi i ri i Real Madridit vjen në Bernabeu për ta shikuar “El Clasicon”
Vinicius Junior gjendet në kryeqytetin spanjoll për ta ndjekur për së afërmi ballafaqimin në Santiago Bernabeu.
Sport
Talenti i Flamengos, Vinicius Junior është nisur për në Madrid për të ndjekur duelin e skuadrës së tij të re, Real Madrid ndaj Barcelonës në “El Clasico”, të shtunën.
Mediat spanjolle raportojnë se ylli brazilian tashmë gjendet në kryeqytetin spanjoll për ta ndjekur për së afërmi ballafaqimin në Santiago Bernabeu.
17-vjeçari është duke i shfrytëzuar ditët e pushimit te Flamengo për ta përkrahur Real Madridin, skuadrën e tij të ardhshme, përcjell “lajmi.net”.
Vinicius Jr pritet të kompletojë kalimin te Real Madrid gjatë vitit 2018. /Lajmi.net/