Përfituan mijëra euro nga Qeveria si pronar te OJQ-së, çifti Haxhiaj ironizojnë: Me ndërmjetësimin amerikan, arrihet marrëveshja LVV-PAN
Një postim ironik i Elmaze Nura, regjisores dhe bashkëshortes së kryeredaktorit të RTK-së, Blerim Haxhiaj, në Facebook duke shkruajtur “me ndërmjetësimin amerikan, arrihet marrëveshja LVV-PAN për qeverinë e unitetit! Urime Kosovë”, ka rikthyer vëmendjen publike te përfitimi i dyshuar prej 100 mijë euro nga një OJQ e lidhur me çiftin. OJQ-ja në fjalë, “Cult Club”,…

Lajme
Një postim ironik i Elmaze Nura, regjisores dhe bashkëshortes së kryeredaktorit të RTK-së, Blerim Haxhiaj, në Facebook duke shkruajtur “me ndërmjetësimin amerikan, arrihet marrëveshja LVV-PAN për qeverinë e unitetit! Urime Kosovë”, ka rikthyer vëmendjen publike te përfitimi i dyshuar prej 100 mijë euro nga një OJQ e lidhur me çiftin.
OJQ-ja në fjalë, “Cult Club”, ka përfituar fonde të konsiderueshme nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Megjithëse në dokumente zyrtare Blerim Haxhija nuk rezulton me funksion aktiv në këtë organizatë, vetë ai ka deklaruar se ka qenë një nga themeluesit në vitin 2006, raporton lajmi.net
Aktualisht, drejtimin e saj e mban bashkëshortja e tij, Elmaze Nura – regjisore dhe ish-drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Përballë akuzave publike dhe raportimeve në media për lidhje të dyshimta mes pozicionit të Haxhiajt në RTK dhe financimeve qeveritare për OJQ-në, ai reagoi ashpër në një status të gjatë në rrjetet sociale, duke sulmuar ashpër gazetarët që i quajti “mercenarë”, “bashibozukë” dhe pjesë të një “klubi të shpifësve të koordinuar”.
“Unë nuk kam asnjë funksion zyrtar në atë OJQ dhe nuk përfitoj asgjë. Kjo është një përpjekje e qëllimshme për të më linçuar pas intervistës me Albin Kurtin”, shkruan ai, duke shtuar se fushata ndaj tij do të adresohet në organet e drejtësisë”, u shpreh ai./Lajmi.net/